RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia reagon ndaj postimit të kryediplomatit iz’raelit

turqia-reagon-ndaj-postimit-te-kryediplomatit-iz’raelit

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka reaguar ndaj një postimi në rrjetet sociale të kryediplomatit izraelit, Yisrael Katz, duke u shprehur se “personi në fjalë ka humbur prej kohësh cilësinë e tij si bashkëbisedues”, raporton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të MPJ-së turke thuhet se ashtu si më parë, Turqia edhe në të ardhmen do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen më të fortë për palestinezët.

Në deklaratë rikujtohet se ministri i Jashtëm izraelit “e ka bërë zakon të bëjë postime të nivelit të ulët, plot me shpifje dhe gënjeshtra” që vendosin në shënjestër Turqinë dhe presidentin Recep Tayyip Erdoğan.

Ministri i jashtëm izraelit Katz ka shpërndarë në llogarinë e tij në median sociale një postim që përmban shpifje dhe fyerje të cilat shënjestronin presidentin Recep Tayyip Erdoğan.

Related posts

Vjosa Osmani: Gjurmët e krimeve të dhunës seksuale vazhdojnë të rëndojnë jetën e qytetarëve

admin

Hekurudha e Ukrainës rol thelbësor në luftë

admin

Vr’itet një fotoreporter li’banez në su’lmin ajror iz’raelit në jug të Li’banit

admin