RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 39.677 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në Ga’za

rritet-ne-39.677-numri-i-pa’lestinezeve-te-vr’are-nga-su’lmet-iz’raelite-ne-ga’za

Është rritur në 39.677 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 306 ditësh ndaj Rripit të Gazës.

Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës janë kryer “dy masakra”, ndërsa në këto sulme janë vrarë 24 palestinezë dhe 110 të tjerë janë plagosur.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 39.677, ndërsa i të plagosurve në 91.645.

Gjithashtu në njoftim thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve, ndërsa ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak të pengesave nga forcat izraelite.

Related posts

Presidenti i Iranit: Do të përgjigjemi nëse sulmohet territori ynë

Muhamet Ramadani

Trump paralajmëron bllokadë detare ndaj Iranit pas dështimit të bisedimeve

Kushtrim Guraj

Japonia miraton rinisjen e operacioneve të centralit bërthamor më të madh në botë

admin