RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Belgjika dhe Zvicra u bëjnë thirrje të gjitha palëve në Lindjen e Mesme që të shmangin përshkallëzimin rajonal

belgjika-dhe-zvicra-u-bejne-thirrje-te-gjitha-paleve-ne-lindjen-e-mesme-qe-te-shmangin-pershkallezimin-rajonal

Ministrja e Punëve të Jashtme i Belgjikës, Hadja Lahbib, u ka bërë thirrje të gjitha palëve në Lindjen e Mesme që të shmangin një përshkallëzim rajonal pasi shumë civilë tashmë janë vrarë, transmeton Anadolu.

Lahbib reagoi në platformën sociale X pas bisedës telefonike me homologun e saj izraelit, Israel Kat.

“Përshkallëzimi rajonal duhet të shmanget me çdo kusht. Ne bëjmë thirrje për përmbajtje maksimale dhe një armëpushim të menjëhershëm në Gaza”, shkroi ajo, duke theksuar se “shumë civilë kanë humbur tashmë jetën”.

Lahbib theksoi se zgjidhja me dy shtete është “rruga e vetme për një paqe të qëndrueshme”.

“Negociatat për këtë qëllim duhet të vazhdojnë”, theksoi ajo.

Në një zhvillim të ngjashëm, edhe ministri i Punëve të Jashtme i Zvicrës, Ignazio Cassis, njoftoi në platformën sociale X se realizoi një bisedë telefonike me homologun e tij iranian, Ali Bagheri.

“Shpreha shqetësimet e mia për rreziqet e larta të përshkallëzimit në rajon. Përçova angazhimin e Zvicrës për t’i dhënë përparësi përmbajtjes, moderimit dhe ndjekjes së një rruge diplomatike për të lehtësuar tensionet”, shkroi Cassis.

Izraeli ka vrarë të paktën 40 mijë palestinezë në Gaza që nga inkursioni i Hamasit më 7 tetor të vitit 2023. Fushata e pamëshirshme ushtarake ka rrafshuar pjesën më të madhe të territorit dhe ka lënë shumicën e njerëzve të pastrehë dhe të uritur.

Tensionet janë rritur pas vrasjes së liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, në kryeqytetin iranian Teheran më 31 korrik. Irani dhe Hamasi kanë fajësuar Izraelin, i cili as e ka konfirmuar dhe as mohuar përgjegjësinë.

Related posts

Heqja e masave sanksionuese nga BE, Kosova pret që raporti i Borrellit të jetë pozitiv

admin

Escobar në Prishtinë: Nga takimi në Ohër pres lajme të mira

rezart morina

Të paktën 31 palestinezë të vrarë në sulmet izraelite në Gaza gjatë natës

admin