RTV AHIRETI
Lajme

Durmishi: Brenda 2-3 ditësh e marrim raportin për stabilitetin e Urës së Ibrit

durmishi:-brenda-2-3-ditesh-e-marrim-raportin-per-stabilitetin-e-ures-se-ibrit

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë brenda dy apo tri ditësh do ta kenë raportin për stabilitetin e Urës mbi lumin Ibër.

Ai është shprehur optimist se ura është stabile dhe se do të hapet.

“Siç po e shihni sot jemi duke i bërë testimet për stabilitetin e urës mbi Ibër. Kemi filluar para dy dite… Gjatë ditës do të përfundojë ky si proces në mënyrë që brenda dy tri dite të kemi raportin final se a është stabile apo jo ura”.

“Se kur do të hapet ura nuk e di, por e di që ura do të hapet se nuk ka arsye që të jetë e mbyllur. Këto janë testimet e fundit… në bazë të asaj që unë di dhe përvojës si inxhinier kjo është ura më stabile… nëse raporti thotë që nuk është stabile do të vazhdojmë me veprimet e tjera”, ka thënë Durmishi pas bashkëbisedimit të mbajtur në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut me qytetarët mbi çështjen e urës.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, gjatë bashkëbisedimit ka theksuar se në aspektin e sigurisë nuk ka arsye që ura të jetë e mbyllur.

The post Durmishi: Brenda 2-3 ditësh e marrim raportin për stabilitetin e Urës së Ibrit first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Britania: Putin nuk mund të lejohet të ndryshojë kufijtë ndërkombëtarë me forcë

admin

Kurti në Samitin e Ballkanit Perëndimor: Ndër sfidat kryesore është tejkalimi i paragjykimeve që kanë ndarë rajonin tonë

RTI

“Nga 43 mijë të zhvendosurit në Libi, parashikohet se të paktën 17 mijë prej tyre janë fëmijë”

admin