RTV AHIRETI
Lajme

Rritet në 39.699 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në Ga’za

rritet-ne-39.699-numri-i-pa’lestinezeve-te-vr’are-nga-su’lmet-iz’raelite-ne-ga’za

Numri i personave që humbën jetën në sulmet e kryera nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës që prej 7 tetorit 2023 është rritur me 22 në 24 orët e fundit, duke arritur në 39.699, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, jepet informacion për sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës, të cilat po vazhdojnë prej 307 ditësh.

Në deklaratë thuhet se ushtria izraelite ka kryer “4 masakra” në sulme në pjesë të ndryshme të Gazës në 24 orët e fundit dhe se në këto sulme kanë humbur jetën edhe 22 palestinezë të tjerë dhe janë plagosur 77 palestinezë.

Theksohet se numri i të vdekurve në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori u rrit në 39.699 dhe numri i të plagosurve u rrit në 91.722.

Gjithashtu përsëritet se ka ende njerëz të vdekur nën rrënoja dhe në anë të rrugës, por ekipet mjekësore dhe zyrtarët e mbrojtjes civile nuk munden të arrijnë trupat për shkak të pengesës së forcave izraelite.

The post Rritet në 39.699 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në Ga’za first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Ankesat kundër muslimanëve gjatë vitit 2023 shënuan një rekord kulmor në SHBA

RTI

Rritet numri i rasteve të vdekjeve dhe lëndimeve në vendin e punës

admin

Ministri izraelit i ekstremit të djathtë përsërit thirrjen për “përdorimin e armëve bërthamore në Gaza”

admin