RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Islamofobi danezo-suedez akuzohet për djegie të Kuranit

islamofobi-danezo-suedez-akuzohet-per-djegie-te-kuranit

Një islamofob i ekstremit të djathtë danezo-suedez është akuzuar për nxitje kundër një grupi etnik dhe për fyerje për përdhosjen e Kuranit në vitin 2022, transmeton Anadolu.

Autoriteti i Prokurorisë së Suedisë nuk e identifikoi të dyshuarin, por raportet e mediave lokale e identifikuan atë si Rasmus Paludan.

Autoriteti i Prokurorisë tha se akuzat bazohen në komentet e urrejtjes së të akuzuarve kundër muslimanëve, arabëve dhe afrikanëve, si dhe ato kanë të bëjnë me ngjarjet në Malmo në muajin prill dhe shtator të vitit 2022.

“Prokurori sot ka akuzuar një 42-vjeçar për dy akuza për nxitje të urrejtjes racore dhe për një akuzë për fyerje. Vlerësimi im është se ka baza të mjaftueshme për të ngritur akuza dhe tani gjykata e qarkut do ta shqyrtojë çështjen”, citohet nga mediat lokale prokurori i lartë, Adrien Combier-Hogg, i cili është përgjegjës për hetimin paraprak.

Data e procesit gjyqësor nuk është bërë e ditur, por pritet të zgjasë dy ditë.

Paludan shkaktoi zemërim dhe reagime në të gjithë botën islame pasi dogji një kopje të Kuranit para ambasadës turke në Stokholm në janar të vitit 2023.

Një gjykatë turke lëshoi një urdhër arresti për liderin e ekstremit të djathtë.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, protestën ku u dogj një kopje e Kuranit e quajti “protestë të turpshme” dhe tha se “nuk është liri e shprehjes të ofendosh vlerat e shenjta të muslimanëve”.

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, gjithashtu e dënoi protestën duke e quajtur “akt të urryer”.

“Është e papranueshme të lejohen këto veprime anti-islame nën preteksin e lirisë së shprehjes. Të mbyllësh sytë ndaj akteve të tilla të urryera do të thotë të jesh bashkëfajtor në to”, tha Fidan.

Related posts

Voton Sali Berisha: Nesër Shqipëria arkivon monizmin,kjo është një ditë fitoreje

admin

Erion Veliaj mesazh për 11 shtatorin: Gjeneratave të ardhshme duhet t’u lëmë trashëgimi vlerat demokratike dhe jo sulmet e pakicave të dhunshme

admin

Partia gjermane në pushtet: Njohja e shtetit palestinez nuk duhet të jetë më “tabu”

rezart morina