RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelensky: Rusia duhet t’i ndiej pasojat e lu’ftës

zelensky:-rusia-duhet-t’i-ndiej-pasojat-e-lu’ftes

Tri ditë nga sulmi ndërkufitar i Ukrainës në rajonin Kursk të Rusisë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Moska duhet t’i “ndiej pasojat për pushtimin e saj në Ukrainë.

“Rusia e solli luftën në tokën tonë dhe duhet të ndiejë çfarë ka bërë”, ka thënë Zelensky në një adresim të vonshëm të enjten, pa iu referuar drejtpërdrejt ofensivës ukrainase.

Rusia ka thënë se të paktën 1,000 trupa ukrainase, mbështetur nga tanke dhe autoblinda, kanë hyrë në territorin e saj të martën në mëngjes – një nga sulmet më të mëdha në tokën ruse që nga fillimi i luftës, raportoi BBC.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e kishte akuzuar Ukrainën për “provokim të madh”.

Zyrtarët ukrainas kanë qëndruar të heshtur për këtë. Nuk dihet situata e saktë në terren.

“Të gjithë mund ta shohin se ushtria ukrainase di si të befasojë dhe të arrijë rezultate”, ka thënë Zelensky.

Related posts

Hyn në fuqi rregullorja e BE-së për heqjen e vizave për Kosovën

rezart morina

Reagon ish-punëtorja e mobilerisë NASERI: Mashtrues, kemi dëshmi me figurë e me zë për presionin e juaj ndaj punëtorëve agjërues

RTI

HISTORIA DHE TRASHËGIMIA E MBIEMRIT “SHATRI”

RTI