RTV AHIRETI
Lajme

Koci: Prej sot spekulimet duhet të ndalen, familja Hajrizi po lëndohet dhe dëmtohet shumë

koci:-prej-sot-spekulimet-duhet-te-ndalen,-familja-hajrizi-po-lendohet-dhe-demtohet-shume

Avokati i cili është autorizuar që të merret me çështjen e kthimit të trupit të Faton Hajrizit në Kosovë, Arianit Koci ka reaguar ndaj spekulimeve dhe interpretimeve amatoreske se trupi që ka ardhur në Kosovës nuk është i Faton Hajrizit.

Koci përmes një reagimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se nga sot spekulimet duhet të ndalojnë, pasi siç tha “Familja Hajrizi po lëndohet dhe dëmtohet shumë”.

“Spekulimet dhe intepretimet amatoreske plot smirë dhe xhelozi, më kanë penguar në kryerjen e misionit tim – kthimin e trupit të pajetë të Faton Hajrizit!

Prej sot, spekulimet duhet të ndalën. Familja Hajrizi po lëndohet dhe dëmtohet shumë”, tha Koci.

Ai tutje shtoi se kufomën të cilën e solli mbrëmë është pa asnjë dyshim e Fatonit.

“Këtë e pohoi sot nëna e Fatonit, gjatë procedurës së identifikimit”, ka shkruar ndër të tjera Koci në Facebook. /Telegrafi/

The post Koci: Prej sot spekulimet duhet të ndalen, familja Hajrizi po lëndohet dhe dëmtohet shumë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Scholz: Perëndimi duhet të ‘përgatisë’ veten për një konflikt të zgjatur në Ukrainë

rezart morina

Në Marok mijëra persona ma’rshojnë në solidaritet me Ga’zën

RTI

Rusia parandalon përpjekjen e Ukrainës për sulm ndaj aeroplanmbajtëses “Admiral Kuznetsov”

rezart morina