RTV AHIRETI
Lajme

Vazhdon “lufta” LDK-LVV për urën e Ibrit, Mustafa: Injorojeni propagandën, ura duhet të hapet

vazhdon-“lufta”-ldk-lvv-per-uren-e-ibrit,-mustafa:-injorojeni-propaganden,-ura-duhet-te-hapet

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh zëdhënës i partisë, Besian Mustafa ka bërë të ditur qëndrimin e tyre sa i përket çështjes së urës së Ibrit.

Mustafa përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se duhet injoruar propagandën dhe se ura e Ibrit duhet të hapet.

Ai tutje tha se ura nuk është hapur pasi siç tha ai “shteti i Kosovës nuk ka arritur të bindë NATO-n për një gjë të tillë”

“Injorojeni propagandën! Ripërsëris qëndrimin e LDK-së: Ura duhet të hapet!

Nuk ka faktor politik shqiptar që ka qëndrim ndryshe mbi këtë çështje tash e 25 vjet!

Ura nuk është hapur sepse shteti i Kosovës nuk ka arritur të bindë NATO-n për një gjë të tillë”, ka shkruar Mustafa duke shtuar se “Sa shpenzon kohë ky pushtet popullist e propagandues në betejën për vota me faktorin shqiptar, ta shpenzojë këtë kohë me bindjen e ushtarëve të NATO-s që sot janë mbi urë! Injorojeni propagandën”, ka shkruar ndër të tjera Mustafa në rrjetin social në Facebook.

The post Vazhdon “lufta” LDK-LVV për urën e Ibrit, Mustafa: Injorojeni propagandën, ura duhet të hapet first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

BE: Që nga 7 tetori, 31 nga 36 spitalet në Gaza janë dëmtuar ose shkatërruar

RTI

Antarktidë, shkrirja e akullit është afër pikës kritike

admin

Nigeri, 50 të vdekur nga përmbytjet

admin