RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

9 raste të dhunës në familje brenda 24-orëve të fundit në Kosovë

9-raste-te-dhunes-ne-familje-brenda-24-oreve-te-fundit-ne-kosove

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, 9 raste të dhunës në familje janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovës.

Rastet e raportuara të dhunës kanë ndodhur në Prishtinë, Gjilan, Klinë, Istog, dhe Gjakovë.

Lidhur me rastet, policia ka arrestuar personat që kanë ushtruar dhunë në familje, ndërsa viktimat kanë pranuar tretmanin e duhur mjekësor.

Më poshtë rastet e ndara sipas raportit:

Prishtinë 09.08.2024 01:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 09.08.2024-07:00.Viktima femër kosovare, ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar bashkëshorti i saj, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktimës i është lëshuar urdhër mbrojtës. Lidhur me rastin është intervistuar edhe i dyshuari. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë 09.08.2024-22:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka tentuar ta sulmojë fizikisht babanë e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Gjilan 09.08.2024-08:00. Raportohet se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, babai dhe djali, kishin një mosmarrëveshje në mes veti. Gjatë intervistimit njëri nga ta ka pranuar se posedon një pushkë gjuetie në shtëpi. Në shtëpinë e të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar pushka e gjuetisë me gjashtë fishekë të kalibrit 12 GA. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Klinë 09.08.2024,13:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se djali i saj i dyshuari mashkull kosovar me të meta mentale, e kishte sulmuar fizikisht. I njëjti është dërguar për trajtim te mjeku specialist dhe i njëjti është ndaluar për trajtim të mëtutjeshëm.

Istog 09.08.2024-19:45 . Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se ka probleme të vazhdueshme me babanë e tij. I dyshuari është intervistuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Gjakovë, 09.08.2024-11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

Gjakovë, 05.08.2024-14:00.Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se pas ndarjes nga e dyshuara, e njëjta është duke e shqetësuar përmes telefonit. Viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës, i është lëshuar urdhër për mbrojtjen e përkohshme emergjente nga policia. E dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.

Gjakovë, 09.08.2024-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në vazhdimësi e keqtrajton viktimën femër kosovare, bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Related posts

Nebenzja: Gjykata Ndërkombëtare Penale është një organ kukull që i shërben hapur interesave të Perëndimit

admin6

Sulmohet një polic në veri

admin6

Shkoi në urgjencë, 20-vjeçarja abuzohet s*ksualisht nga i riu në barelë dhe hidhet nga kati i katërt i spitalit! 28-vjeçari: S’e mbaj mend si…Çfarë ndodhi

admin