RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Scholz: Ar’mëpushimi në Ga’za do të ishte një hap vendimtar drejt depërshkallëzimit të situatës në rajon

scholz:-ar’mepushimi-ne-ga’za-do-te-ishte-nje-hap-vendimtar-drejt-depershkallezimit-te-situates-ne-rajon

Kancelari gjerman, Olaf Scholz shprehu shqetësimin për rrezikun e një lufte rajonale në Lindjen e Mesme gjatë një bisede telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, tha një zëdhënës i qeverisë në Berlin.

Scholz bëri të qartë se qeveria gjermane dënon fuqishëm kërcënimet nga Irani, Hezbollahu në Liban dhe të tjerët ndaj sigurisë së Izraelit dhe qytetarëve të tij, tha zëdhënësi Wolfgang Bichner.

Gjatë bisedës telefonike mes dy liderëve, Scholz theksoi se një armëpushim në Gaza do të ishte një “hap vendimtar” drejt një de-përshkallëzimi në Lindjen e Mesme.

“Kancelari gjerman theksoi se ka ardhur koha për të finalizuar marrëveshjen për lirimin e pengjeve dhe zbatimin e një armëpushimi”, ndërsa këmbënguli se “fundi i luftës në Gaza do të jetë një hap vendimtar drejt një de-përshkallëzimi në rajon”, tha Wolfgang Bichner. /abcnews

Related posts

Këtë vit 25 milionë nigerianë do të përballen me krizën ushqimore

admin

Lu’fta në Rripin e Ga’zës, OKB: Nuk jemi në gjendje të ushqejmë shumicën e civilëve në Ra’fah

RTI

Shkup, përshkallëzohet protesta kundër propozimit francez

admin