RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tentuan të kalonin Kanalin Anglez, vd’esin dy emigrantë, shpëtohen disa të tjerë

tentuan-te-kalonin-kanalin-anglez,-vd’esin-dy-emigrante,-shpetohen-disa-te-tjere

Dy emigrantë kanë humbur jetën duke tentuar të kalonin Kanalin Anglez me një varkë. Incidenti ndodhi në det të hapur midis Calais dhe Dunkirk, në Francë, mëngjesin e së dielës, tha një zyrtar francez për BBC.

Më shumë se 50 emigrantë u shpëtuan nga e njëjta varkë dhe operacioni është në vazhdim.

Zyrtarët francezë thanë se 25 emigrantë kanë vdekur në përpjekje për të kapërcyer korsinë më të ngarkuar të anijeve në botë këtë vit. Në varkë ndodheshin 56 emigrantë.

Dy persona ishin pa ndjenja kur ekuipazhet mbërritën në vendngjarje dhe më vonë vdiqën, ndërsa 54 u kthyen të sigurtë në portin në Calais. /abcnews.

Related posts

Koreja e Veriut vazhdon testimin e armëve me ritëm të lartë, hedh një raketë balistike në drejtim të…

admin

Osmani: Republika e Kosovës, rrëfim suksesi në forcimin e demokracisë dhe aleancave me partnerë perëndimorë

admin

Sulmi terrorist në Moskë, shkon në 140 numri i viktimave

admin