RTV AHIRETI
Lajme

AGK: E papërgjegjshme dhe e rrezikshme deklarata e Sami Kurteshit që i sulmoi mediat për rastin Dehari

agk:-e-papergjegjshme-dhe-e-rrezikshme-deklarata-e-sami-kurteshit-qe-i-sulmoi-mediat-per-rastin-dehari

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka quajtur të rrezikshme një deklaratë të anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, i cili i sulmoi mediat gjatë një konference për media për rastin e vdekjes së aktivistit të kësaj partie, Astrit Dehari.

Kurteshi ka akuzuar Klan Kosovën, Expressin dhe RTK-në: “për rol negative dhe dezinformues, sidomos me nxjerrjen e xhirimeve të paautorizuara. Në atë kohë RTK-ja mbulonte gjithë propagandën kundër Lëvizjes Vetëvendosje dhe arsyetonte arrestimet”. Kjo, është një deklaratë e papërgjegjshme dhe e rrezikshme e Kurteshit, që akuzon mediet në lidhje me rrethanat e vdekjes në burg të Deharit”, thuhet në reaigmin e AGK-së.

AGK thotë se “deklarata të tilla vënë në rrezik sigurinë e gazetarëve të këtyre dy medieve, dhe janë të papranueshme”.

“Rasti Dehari ishte dhe mbetet me interes të lartë për publikun, dhe në atë kohë specifikat e atij rasti ishin ndarë në detaje nga vetë Lëvizja Vetëvendosje. Xhirimet e publikuara nga mediat kanë zbuluar rrethanat e ngjarjes në qendrën e paraburgimit ku pritej siguri e lartë, dhe ka kontribuar në informimin e publikut”, thuhet në reagim.

The post AGK: E papërgjegjshme dhe e rrezikshme deklarata e Sami Kurteshit që i sulmoi mediat për rastin Dehari first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Opozita në Shqipëri në protestë, kërkohet dorëheqja e Ramës

rezart morina

Balluku: Shqipëria, Gjermania dhe Franca marrëveshje për fazën e dytë të mbështetjes së sektorit elektroenergjetik

rezart morina

Vjen reagimi nga Shtëpia e Bardhë për dakordimin në Ohër

admin