RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kina u bën thirrje Rusisë dhe Ukrainës për “uljen e tensionit” në Kursk

kina-u-ben-thirrje-rusise-dhe-ukraines-per-“uljen-e-tensionit”-ne-kursk

Kina u ka bërë thirrje për “uljen e tensionit”, palëve në konfliktet që vazhdojnë mes ushtrisë së Rusisë dhe Ukrainës në rajonin Kursk, transmeton Anadolu.

Ministria e Jashtme e Kinës bëri një deklaratë lidhur me sulmet që ushtria ukrainase filloi në rajonin Kursk në territorin rus më 6 gusht.

Në deklaratë Rusia dhe Ukraina ftohen të “mos zgjerojnë zonën e sulmit dhe të mos përshkallëzojnë konfliktet”, duke theksuar se Kina do të vazhdojë të luajë rol konstruktiv për zgjidhjen e krizës në rajon.

– Incidenti

Prej 7 ditësh në territorin rus të Kursk-ut vazhdojnë konfliktet të cilat filluan mes dy ushtrive pas hyrjes së ushtrisë ukrainase më 6 gusht.

Është njoftuar se mbi 76 mijë persona janë evakuuar nga rajoni ku gjendja është rritur në nivelin e “emergjencës federale” dhe në të cilin është shpallur gjendja e luftës kundër terrorizmit.

Ministria ruse e shëndetësisë ka njoftuar në se në sulme janë plagosur 69 persona.

Related posts

Gjermania dëshiron të rrisë numrin e personelit ushtarak

admin

Erdoğan: Së pari na e hapni rrugën për në BE, ne ia hapim rrugën Suedisë për në NATO – VIDEO

admin

Edhe një shtet evropian nis testimin me 4 ditë pune në javë

rezart morina