RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Belgjika kritikon thirrjen e Iz’raelit për shkurtim të ndihmave për civilët

belgjika-kritikon-thirrjen-e-iz’raelit-per-shkurtim-te-ndihmave-per-civilet

Ministri belg i bashkëpunimit për zhvillim kritikoi të hënën ministrin e Sigurisë Kombëtare të ekstremit të djathtë Itamar Ben-Gvir për deklaratën e tij për civilët palestinezë dhe e përshkroi atë që ai sugjeroi si një “krim lufte”.

“Mohimi i ndihmës humanitare për civilët – fëmijët (!) – është një krim lufte”, shkroi Caroline Gennez në X.

Ajo gjithashtu sulmoi qeverinë izraelite për minimin e mundësive për një “zgjidhje paqësore” dhe për “kërcënimin” e sigurisë së popullatës palestineze dhe izraelite.

Më herët të dielën, Ben-Gvir e quajti çdo marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi të të burgosurve me grupin palestinez Hamas një “gabim të rëndë”.

“Nëse ua ndërpresim karburantin, brenda një jave ata do të binin në gjunjë. Dhe nëse ndalojmë kamionët (ndihmat), brenda dy javësh ata do të gjunjëzohen. Pra, pse do të bëjmë një marrëveshje, veçanërisht një marrëveshje kaq të papërgjegjshme?” tha ai.

Për muaj të tërë, Egjipti, Katari dhe ShBA-ja kanë udhëhequr negociatat indirekte midis Izraelit dhe Hamasit, por asnjë marrëveshje nuk është arritur për shkak të refuzimit të Izraelit për të përmbushur kërkesat e Hamasit për t’i dhënë fund luftës, tërheqjen e trupave nga Gaza dhe lejimin e kthimit të palestinezëve të zhvendosur në veri të Gazës.

Related posts

“Ke shkelur urdhrin”/ Gjykatësi paralajmëroi Donald Trump: Mund të burgosesh nëse …

admin

Anëtari i Knesset-it: Jeta e Marwan Barghoutit në rrezik në burgun izraelit

RTI

Kryeministri suedez dënon thirrjet e ekstremit të djathtë për shkatërrimin e disa xhamive

rezart morina