RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Në Greqi mbërrijnë avionët e dërguar nga Turqi për lu’ftën kundër zj’arreve

ne-greqi-mberrijne-avionet-e-derguar-nga-turqi-per-lu’ften-kunder-zj’arreve

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Eleftherios Venizelos” në Athinë mbërritën dy avionë dhe një helikopter që Turqia dërgoi me qëllim mbështetjen e Greqisë e cila po lufton me zjarret, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve të siguruara nga burimet diplomatike, në aeroport në kryeqytetin Athinë mbërritën dy avionë zjarrfikës dhe një helikopter që Turqia dërgoi në mbështetje të Greqisë, për luftën kundër zjarreve.

– Procesi

Turqia i kishte ofruar ndihmë Greqisë për shkak të zjarrit që filloi në Varnava, pranë kryeqytetit Athinë dhe i cili u përhap në pjesë të ndryshme të Atikës për shkak të erërave të forta

Sipas burimeve diplomatike, ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, i përcolli administratës së Athinës mesazhin se Turqia ishte e gatshme të ndihmonte Greqinë në kuadër të marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Pala greke deklaroi gjithashtu se do të vlerësonte ofertën dhe do të kërkonte mbështetje nga Turria nëse do të ishte e nevojshme.

Burimet theksuan se fakti që aktualisht në Turqi nuk kishte zjarr të madh, ka bërë të mundur që ndaj Greqisë të mund të ofrohet ndihmë.

Ishte njoftuar se Turqia  kishte nisur përpjekjet për të dërguar dy avionë zjarrfikës dhe një helikopter për të mbështetur Greqinë në luftimin e zjarrit.

Related posts

Kolonët iz’raelitë, të cilët uzurpuan tokat palestineze, bastisën Xhaminë al-Ak’sa

admin6

Masakra me 13 të ekzekutuar në shkollën ruse, agresori me simbole naziste vret veten pas sulmit

admin

Kievi do të përdori raketat Storm Shadow në Rusi? Kremlini reagon pas sinjaleve të kryeministrit të Britanisë së Madhe: Është e papërgjegjshme

admin