RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani me kryetarin e KQZ-së diskutojnë për caktimin e datës së zgjedhjeve

osmani-me-kryetarin-e-kqz-se-diskutojne-per-caktimin-e-dates-se-zgjedhjeve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.

Në takim u diskutua lidhur me përgatitjet dhe konsultimet që po bëhen për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta parlamentare.

Kryesuesi i KQZ-së, e njoftoi Presidenten Osmani lidhur me çështjet që sipas KQZ-së është me rëndësi të merren parasysh gjatë vlerësimeve rreth caktimit të datës së zgjedhjeve.

Poashtu, në këtë takim u diskutua edhe për votimin nga mërgata dhe hapat që duhet të ndërmerren në mënyrë që kjo e drejtë të realizohet siç është përcaktuar në ligjin e ri.

Poashtu Presidentja potencoi rëndësinë që në ditën e zgjedhjeve të bëhen organizimet e nevojshme për qasje të lehtë edhe për personat me nevoja të veçanta.

Presidentja Osmani, ndërkaq shprehu besimin se KQZ-ja, si institucion përgjegjës për administrimin e zgjedhjeve, do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura dhe brenda afateve që procesi zgjedhor të realizohet duke respektuar të drejtat e qytetarëve si dhe standardet më të larta demokratike.

Related posts

Dy të vdekur e 224 të prekur me COVID-19 të dielën

admin

Rreth një javë pas operacionit ushtarak, ushtria izraelite tërhiqet nga kampet e refugjatëve në Bregun Perëndimor

admin

Arratiset një i dënuar nga burgu i Smrekonicës në Kosovë

admin