RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti takon komandantin e KFOR-it, flasin për hapjen e urës së Ibrit

kurti-takon-komandantin-e-kfor-it,-flasin-per-hapjen-e-ures-se-ibrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim të martën me Komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash.

Në këtë takim sipas komunikatës së Qeverisë është disktuar edhe për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit.

“Ndër temat qendrore ishte hapja e urës kryesore mbi Ibër në Mitrovicë si një gjë e drejtë, e nevojshme dhe e dobishme. Kryeministri Kurti e njoftoi komandantin e KFOR-it mbi punët e përgjithshme që po zhvillohen në urën kryesore mbi lumin Ibër dhe rezultatet nga raporti preliminar i vlerësimit të qëndrueshmërisë së urës, të dorëzuar nga operatori ekonomik tek Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Në kuadër të hapave të nevojshëm të ndërmarrë nga Qeveria për hapjen e urës, ai rikujtoi dhe takimin publik me qytetarët e Mitrovicës së Veriut, të organizuar më 8 gusht nga komuna e Mitrovicës së Veriut e ku të pranishëm ishin qytetarë nga komuniteti serb, organizata joqeveritare dhe përfaqësues nga niveli qendror e lokal si dhe KFOR-i dhe EULEX”, thuhet në komunikatë e Qeverisë.

Në këtë takim u diskutua dhe rreth ballafaqimit me zjarret në këto ditë të nxehta vere dhe ndihmës që KFOR-i do të mund të ofronte në shuarjen e tyre që nisën me fusha e arritën maleve.

Related posts

Erdoğan takohet me presidentin e Kinës në Astana

admin6

Kryeministri Kurti merr pjesë në Samitin e Paqes 2023 në Seul të Koresë së Jugut

rezart morina

Sami Lushtaku vizitoi ish-krerët e UÇK-së në Hagë

admin