RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dy të lënduar nga një shpërthim në Pejë

dy-te-lenduar-nga-nje-shperthim-ne-peje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona janë lënduar në një shpërthim që ka ndodhur në Pejë në mbrëmjen e së martës.

Policia ka bërë të ditur se shpërthimi ka ndodhur në rrugën “Halil Agusholli”, ndërsa janë lënduar dy persona. Të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKUK.

Siç ka bërë të ditur Policia gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë sekuestruar një armë AK47, tre karikatorë të armës dhe nëntëdhjetë fishekë të kalibrit 72×39.

“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datë 13.08.2024, rreth orёs 20:15, ёshtё njoftuar se nё rrugën ‘Halil Agusholli’ nё Pejё ka ndodhur njё shpërthim. Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, menjëherë kanё shkuar ne vendin e ngjarjёs, aty ёshtё kuptuar se nga shpёrthimi dy (2) persona kanё pёsuar lendime trupore tё njëjtit janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas janё transferuar pёr na QKUK-Prishtinё. Gjatё ekzaminimit tё vendit tё ngjarjёs, janё gjetur dhe sekuestruar: Njё (1) armё AK 47; Tre (3) karikator tё njёjtёs armё; Nёntёdhjetё (90) fishek cal: 72×39. Mё urdhёr tё prokurorit tё shtetit rasti cilёsohet: “Shkaktim i rrezikut tё përgjithshëm” dhe “ Mbajtja nё pronёsi, kontroll tё paautorizuar tё armёve”. Rasti ёshtё duke u hetuar nga njёsiti i Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё”, ka njoftuar Policia. /koha

Related posts

Mbi 31 persona të vrarë nga sulmet ruse, Zelensky paralajmëron: Do thërras takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

admin

Atiq: Çfarëdo problemi që kanë qytetarët, angazhimin e kemi me i rregullu

admin

ShBA-ja “pajtohet” për lirimin e fondeve afgane nëpërmjet bankës zvicerane

admin