RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Blinken reagon ndaj ba’stisjeve të hebrenjve fanatikë në Xhaminë Al-Ak’sa

blinken-reagon-ndaj-ba’stisjeve-te-hebrenjve-fanatike-ne-xhamine-al-ak’sa

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, deklaroi se vendi i tij kundërshtoi bastisjen e disa ministrave izraelitë dhe hebrenjve fanatikë në Xhaminë al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Sipas deklaratës me shkrim të Departamentit Amerikan të Shtetit, Blinken vlerësoi bastisjen në Xhaminë Aksa nga dy ministra izraelitë dhe hebrenj fanatikë.

Duke u shprehur se SHBA-ja e kundërshton fuqishëm këtë veprim, i cili shpërfill statusin historik të Kudsit, Blinken tha se ky veprim provokues do të rrisë tensionin në një kohë kur e gjithë vëmendja është përqendruar në përpjekjet diplomatike për arritjen e marrëveshjes së armëpushimit, lirimin e të burgosurve dhe krijimin e kushteve të nevojshme për stabilitetin rajonal.

– Bastisja në Mesxhid al-Aksa

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, ministri i Zhvillimit të Najaf-it dhe Galilesë, Yitzhak Wasserlauf, dhe disa anëtarë të Parlamentit izraelit dje bastisën Xhaminë al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar me hebrenj fanatikë.

Në video mesazhin e tij nga Aksa gjatë bastisjes, Ben-Gvir tha: “Ka zhvillime të mëdha në lidhje me administrimin dhe sovranitetin e këtij vendi. Duket se hebrenjtë adhurojnë këtu. Siç thashë më parë, politika jonë është t’i lejojmë (hebrenjtë) të adhurojnë këtu”.

Related posts

Gati dy muaj nga atentati, kryeministri sllovak Robert Fico kthehet në punë

admin

Greqi – Roja bregdetare shpëton rreth 90 migrantë

admin

Kroaci, mbahen zgjedhjet e përgjithshme

RTI