RTV AHIRETI
Lajme

DASH: Nuk mbështesim asnjë ndryshim në statusin aktual të Urës së Ibrit, Qeveria të mos veprojë njëanshëm

dash:-nuk-mbeshtesim-asnje-ndryshim-ne-statusin-aktual-te-ures-se-ibrit,-qeveria-te-mos-veproje-njeanshem

Departamenti Amerikan i Shtetit ka deklaruar se nuk mbështet asnjë ndryshim në statusin aktual të Urës së Ibrit në Kosovë.

“Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin asnjë lëvizje për të ndryshuar statusin aktual të Urës së Mitrovicës në këtë moment. Hapja e urës për lëvizjen e automjeteve tani rrit potencialin për dhunë dhe vë në rrezik popullatën vendase si dhe ushtarët e KFOR-it – përfshirë amerikanët – të cilët po punojnë për të mbështetur paqen dhe sigurinë në Kosovë”, ka deklaruar zëdhënësi i DASh-it.

DASh bëri thirrje që Qeveria e Kosovës të përmbahet nga “veprimet njëanshme dhe të adresojë çështjen brenda kuadrit të dialogut të lehtësuar nga BE”.

 

Departamenti i Shtetit theksoi se ky qëndrim është në përputhje me atë të partnerëve të QUINT-it, si dhe të BE-së dhe NATO-s.

Qëllimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas Departamentit të Shtetit, është që “të punojnë me Qeverinë e Kosovës për të krijuar kushtet në të cilat ura mund të hapet për qarkullimin e automjeteve”.

Për këtë qëllim, Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës “të kthehet në angazhimin e ngushtë dhe konstruktiv me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë”./Telegrafi/

The post DASH: Nuk mbështesim asnjë ndryshim në statusin aktual të Urës së Ibrit, Qeveria të mos veprojë njëanshëm first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Greqi, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në qytetin Volos pas ngordhjes së peshqve

admin

Turqia dhe Rusia rifillojnë patrullimet e përbashkëta në verilindje të Sirisë

admin6

“Së shpejti do t’i lexoni të gjitha”- Gruaja e Navalnyt: Alexei nisi të shkruante kujtimet e tij pas tentativës së helmimit në vitin 2020

admin