RTV AHIRETI
Lajme

OKB: 63 për qind e fëmijëve në Somali përjetojnë varfëri të rëndë ushqimore

okb:-63-per-qind-e-femijeve-ne-somali-perjetojne-varferi-te-rende-ushqimore

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) njoftoi se rreth 63 për qind e fëmijëve në Somali kanë përjetuar varfëri të rëndë ushqimore në fëmijërinë e hershme, transmeton Anadolu.

UNICEF tha se gjysma e fëmijëve kanë më shumë gjasa të përjetojnë ndonjë formë kërcënuese për jetën nga kequshqyerja.

Pavarësisht përmirësimeve, goditjet e përsëritura klimatike si thatësirat dhe përmbytjet, konfliktet dhe pasiguria, shpërthimet e sëmundjeve dhe varfëria e përhapur, vazhdojnë të përkeqësojnë nevojat humanitare.

Rreth 4 milionë njerëz përballen me krizë ose pasiguri ushqimore emergjente, ndërsa 1,7 milionë fëmijë përballen me kequshqyerje akute në Somali.

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha se nevojiten 1.6 miliardë dollarë fonde për Planin e Reagimit Humanitar 2024 (HNRP) në Somali, por vetëm 507 milionë dollarë ishin akumuluar që nga 2 gushti.

Sipas UNICEF-it, rreth 64 milionë fëmijë të prekur nga varfëria janë në Azinë Jugore dhe 59 milionë janë në Afrikën Sub-Sahariane. Somalia është në krye të kësaj liste s ai përket Afrikës Lindore dhe Jugore.

The post OKB: 63 për qind e fëmijëve në Somali përjetojnë varfëri të rëndë ushqimore first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Evropa po përgatitet për përmbytjet më të mëdha në dekadat e fundit

RTI

“Shoqëria sllovake, e polarizuar”- Analiza e DW: Atentati kundër kryeministrit Robert Fico, sulm me parahistori!

admin

Pensionistët i presin me pankarta deputetët, kërkojnë ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale

admin