RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Fidan: Turqia jo vetëm një fuqi rajonale, por edhe një nga qendrat e diplomacisë globale

fidan:-turqia-jo-vetem-nje-fuqi-rajonale,-por-edhe-nje-nga-qendrat-e-diplomacise-globale

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan, ka deklaruar se nën udhëheqjen e presidentit Recep Tayyip Erdoğan, Turqia është bërë jo vetëm një fuqi rajonale, por edhe një nga qendrat e diplomacisë globale dhe se çdo sukses i arritur në këtë rrugëtim të bekuar është vepër e vullnetit dhe besimit të fortë e kombit turk, transmeton Anadolu.

Nën etiketimin “#AkParti23Yaşında” (AkParti23Vjeç), ministri Fidan publikoi një mesazh nga llogaria e tij e medias sociale X lidhur me 23 vjetorin e themelimit të AK Partisë.

“Uroj përvjetorin e themelimit të Partisë sonë AK, e cila prej 23 vitesh punon me zell për mirëqenien e kombit tonë dhe ngritjen e vendit tonë. Nën udhëheqjen e presidentit tonë, z. Recep Tayyip Erdoğan, Turqia është bërë jo vetëm një fuqi rajonale, por edhe një nga qendrat e diplomacisë globale. Çdo sukses që kemi arritur në këtë rrugëtim të bekuar, është vepër e vullnetit dhe besimit të fortë e kombit turk”, është shprehur Fidan.

Ministri Fidan theksoi se do të vazhdojnë “të punojnë së bashku për një Turqi më të fortë, më të begatë dhe të respektuar në çdo front”.

Related posts

Kremlini: Nuk planifikohen aneksime të reja të territoreve ukrainase

admin

Tentohet t’i vihet zjarri ëmbëltores në Veri ku Sveçla e Bahtiri qëndruan

RTI

“Të përgatitemi për luftë”- Kim Jong Un shfaqet i hipur mbi tank: Ky është më i fuqishmi në botë

admin