RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Pritje për të dalë nga Kosova në Merdar, te Dheu i Bardhë e në Jarinjë

pritje-per-te-dale-nga-kosova-ne-merdar,-te-dheu-i-bardhe-e-ne-jarinje

Deri në dy orë e gjysmë po zgjat pritja e qytetarëve për të dalë nga Kosova në pikën kufitare Merdar dhe në atë Dheu i Bardhë.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të përditësuar rreth orës 8:00 të enjten, kolonat e automjeteve që presin për të dalë nga Kosova në këto pika janë deri në 1500 metra.

Pritje ka edhe në pikën kufitare në Jarinjë. Sipas të dhënave pritjet për të dalë nga Kosova në atë pikë janë duke zgjatur 50 minuta, ndërkohë që kolona është 70 metra.

Në pikën kufitare në Muçibabë pritjet për të dalë nga Kosova janë 15 minuta ndërsa në Mutivodë 20.

Related posts

Operacion antidrogë në Shqipëri, arrestohen 233 persona

admin

Shtëpia e Bardhë ‘dëshiron’ që mielli të hyjë në Gaza

admin6

Abazoviq para deputetëve: Ju pengon fakti se jam shqiptar

admin