RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA, mbështetësit pro-pa’lestinezë pr’otestojnë kundër aktivitetit për Kamala Harris

shba,-mbeshtetesit-pro-pa’lestineze-pr’otestojne-kunder-aktivitetit-per-kamala-harris

Një aktivitet donacioni i mbajtur në New York për zv.presidenten e SHBA-së, Kamala Harris, në kuadër të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024, u protestua nga aktivistët mbështetës të Palestinës, transmeton Anadolu.

Grupi me njerëz që u mblodh para ndërtesës ku u mbajt aktiviteti i donacionit të organizuar nga fushata zgjedhore e Partisë Demokratike në Manhattan, kritikoi Harrisin për indiferentizëm ndaj vrasjeve të civilëve në Gaza si dhe torturave dhe përdhunimeve të kryera nda të burgosurve palestinezë.

Qindra aktivistë që morën pjesë në protestën e organizuar nga organizata joqeveritare “Brenda jetës tonë” (Within Our Lifetime) u mblodhën në kryqëzimin e Rrugës 135 dhe Broadway Street dhe brohoritën me parulla dhe u përpoqën që zëri i tyre të dëgjohej nga pjesëmarrësit në programin e donacioneve të mbajtur në një ndërtesë në të njëjtën zonë.

Grupi brohoriti në rrugë me sloganet “Palestina e lirë” dhe “Gaza” dhe në duar mbajtën pankarta me mbishkrimet “Në Palestinë ka gjenocid” dhe “Ndaloni mbështetjen e armëve për gjenocidin”.

Ndërsa ndërtesa ku u mbajt aktiviteti i Partisë Demokratike ruhej nga një ekip i madh policie, disa protestues që arritën të depërtonin në mbledhjen e fondeve u nxorën jashtë me forcë.

Mbështetësit palestinezë në ekranet e lëvizshëm që u transportuan me kamionë shfaqën gjithashtu informacionet se Kamala Harris “kujdeset vetëm për Izraelin dhe jo popullin amerikan, se SHBA-ja miratoi 20 miliardë dollarë shitje armësh për Izraelin dhe se Kamala Harris mori 5.395.227 dollarë ndihmë nga lobet pro-izraelite”.

Related posts

Zelensky i shkarkon shefat e të gjitha qendrave të rekrutimit për luftë

rezart morina

Osetia Jugore e shkëputur nga Gjeorgjia konsideron mbajtjen e referendumit për bashkimin me Rusinë

rezart morina

Iran, ish-Presidenti Ahmadinexhad garon për të qenë pasues i Raisit

admin