RTV AHIRETI
Lajme

Osmani për urën e Ibrit: S’kemi arsye të kemi konflikte me aleatët tanë

osmani-per-uren-e-ibrit:-s’kemi-arsye-te-kemi-konflikte-me-aleatet-tane

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje që hapja e Urës së Ibrit në veri të vendit të realizohet në mënyrë që të shmanget çdo konflikt me aleatët e Kosovës, përfshirë NATO-n dhe misionin e saj në Kosovë, KFOR.

Osmani ka theksuar rëndësinë e sigurimit që ura të mbetet e hapur pa shkaktuar tensione të reja që mund të kërkojnë prani të shtuar të NATO-s.

“Ura duhet të hapet, por duhet të sigurohemi që kur hapet mbetet e hapur, e jo kur hapet nxit prezencë të NATO-s më të madhe në të. A është në interes të Kosovës të shohim konflikt mes Policisë dhe ushtarit amerikan? Nuk besoj që ka shqiptar në tokë që pajtohet me të. Duhet të sigurohemi që kjo të mos ndodh. Nuk ka arsye që të kemi konflikte me aleatët tanë”, ka thënë Osmani.

Deklaratat e zëdhënësit të BE-së – se çështja hapjes së urës së Ibrit duhet të diskutohet në Bruksel – Osmani i ka quajtur raciste dhe ka theksuar se ato nuk meritojnë më shumë vëmendje.

Osmani e ka bërë të qartë se kjo çështje nuk duhet të diskutohet në dialogun me Serbinë në Bruksel, duke theksuar se Kosova nuk duhet të lejojë që Serbia të ketë ndikim në çështje të brendshme të vendit.

The post Osmani për urën e Ibrit: S’kemi arsye të kemi konflikte me aleatët tanë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Ulutuas thotë se përforcimi i KFOR-it në veri ka qenë më i madhi në dekadën e fundit

rezart morina

Baza ajrore e NATO-s në Gjermani rrit nivelin e sigurisë

RTI

Studim: Ndryshimet klimatike mund të rrisin temperaturat në Athinës për 3,5 gradë Celsius pas vitit 2040

admin