RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Papa bën thirrje për ar’mëpushim në Ga’za dhe për të parandaluar zgjerimin e ko’nfliktit

papa-ben-thirrje-per-ar’mepushim-ne-ga’za-dhe-per-te-parandaluar-zgjerimin-e-ko’nfliktit

Lideri shpirtëror i katolikëve dhe kreu i Vatikanit, Papa Françesku, deklaroi se e ndjek me shqetësim situatën humanitare në Gaza, ku vazhdojnë sulmet izraelite, dhe bëri thirrje që të bëhet çdo përpjekje për të parandaluar zgjerimin e konfliktit dhe për të ndjekur rrugën e negociatave për armëpushim, transmeton Anadolu.

Me rastin e festës së Fjetjes së Virgjëreshës Mari më 15 gusht, Papa bëri lutjen e tij tradicionale nga dritarja e zyrës së tij me pamje nga Sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan.

Në fjalimin e tij pas lutjes, Papa Françesku tha se po mendonte për Ukrainën, Lindjen e Mesme, Palestinën, Izraelin, Sudanin dhe Mianmarin.

Duke folur për zhvillimet në Lindjen e Mesme, Papa tha: “Unë vazhdoj të ndjek me shqetësim situatën humanitare në Gaza. Kërkoj edhe një herë që të ndalet zjarri në të gjitha frontet, të lirohen pengjet dhe të ndihmohen njerëzit e rraskapitur. I ftoj të gjithë të bëjnë çdo përpjekje për të parandaluar zgjerimin e konfliktit dhe të ndjekin rrugën e negociatave për t’i dhënë fund kësaj tragjedie sa më shpejt të jetë e mundur. Të mos harrojmë se lufta është disfatë”.

Në pjesën e fundit të fjalimit të tij, Papa deklaroi se është lutur për të prekurit nga zjarret në pyje në Greqi.

Related posts

Kosovë, plagosen dy persona në Shtërpcë

admin

Prodhimi në eurozonë në nivelin më të ulët në 28 muajt e fundit

admin

Rihapet thirrja për subvencione për familjarët e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës

RTI