RTV AHIRETI
Lajme

Nënshkruhet marrëveshja, Kosova do të bëhet me muze për gratë dhe burrat e dhunuar gjatë luftës

nenshkruhet-marreveshja,-kosova-do-te-behet-me-muze-per-grate-dhe-burrat-e-dhunuar-gjate-luftes

Kosova së shpejti do të bëhet me muze për gratë dhe burrat e dhunuar gjatë luftës.

Kështu ka njoftuar ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se për këtë kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me Gjermaninë.

“Së bashku me Ambasadorin Gjerman në Kosovë Rohde nënshkruam sot në zyret e Fondacionit Jahjaga marrëveshjen e bashkëpunimit për hapjen e Muzeut të parë për Gratë dhe Burrat e Dhunuar në Kosovë. Çështja e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë është një ndër plagët më të rënda të tërë vendit, andaj qëllimi ynë kryesor është të rritet vetëdija e përgjithshme e popullit dhe të luftohet stigma e cila i rrethon të mbijetuarit”, ka pohuar ajo.

Tutje, ajo ka shtuar se “ashtu siç u kam premtuar që nuk do lë gurë pa lëvizur derisa drejtësia të gjejë vend u premtoj që çdoherë do jem pranë tyre”.

“Nuk ka paqe të qëndrueshme pa drejtësi për të mbijetuarit e dhunës në Kosovë”./Telegrafi/

The post Nënshkruhet marrëveshja, Kosova do të bëhet me muze për gratë dhe burrat e dhunuar gjatë luftës first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Kina ofrohet si ndërmjetëse mes Iranit dhe Pakistanit

rezart morina

Evropa me verë në dimër

admin

Erdoğan: Ajo që ndodh në Gaza është krim kundër njerëzimit, është krim lufte

rezart morina