RTV AHIRETI
Lajme

Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Thaçit dhe Veselit

gjykata-speciale-ua-vazhdon-paraburgimin-thacit-dhe-veselit

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Kjo masë ndaj tyre është vazhduar përmes dy vendimeve të ndara nga kryetari i trupit gjykues raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në arsyetimin e këtyre vendimeve thuhet se paneli ka konkluduar se vazhdon te ketë mungesë informacioni që justifikojnë gjetjet se Thaçi dhe Veseli mund të arratisen në rast që lirohen, por që ekziston rreziku që ata të pengojnë procedurat e DhSK-së apo te kryejnë krime të tjera kundër atyre që perceptohen si kundërshtar të UÇK-së dhe dëshmitarëve.

Andaj, lidhur me këtë, ZPS-ja ka parashtruar se këto rreziqe mund të menaxhohen në mënyrë efektive vetëm në objektin e paraburgimit të DhSK-së.
Si rrjedhojë, paneli ka konstatuar vazhdimi i masës së paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë për Thaçin dhe Veselin është i nevojshëm kështu që u urdhërua vazhdimi i kësaj mase.

The post Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Thaçit dhe Veselit first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Dyshohet për një mjet të pashpërthyer në Tokbashqe

admin6

Iz’raeli ka vr’arë 64 persona në të gjithë Ga’zën në 24 orët e fundit

rezart morina

Arrestohet një francez në Moskë nën dyshimin për shkelje të ligjit për “agjentët e huaj”

admin