RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëShëndetësi

Turqia: Nuk është raportuar asnjë rast i lisë së majmunëve – VIDEO

turqia:-nuk-eshte-raportuar-asnje-rast-i-lise-se-majmuneve-–-video

Turqia njoftoi se në vend nuk është regjistruar asnjë rast i sëmundjes virale infektive të lisë së majmunit, e cila ka goditur rëndë kontinentin afrikan këtë vit.

“Në vitin 2024, në Turqi nuk u zbulua asnjë rast i lisë së majmunit, veçanërisht i vërejtur në kontinentin afrikan”, tha ministria e Shëndetësisë e Turqisë në një njoftim të postuar në rrjetin social X.

Sipas ministrisë, aktualisht nuk ka nevojë për kufizime apo masa shtesë në vend.

Njoftimi erdhi pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) shpalli situatën e lisë së majmunëve një “urgjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar” të mërkurën.

Prej fillimit të vitit 2024, më shumë se dhjetë vende afrikane kanë raportuar sëmundjen, e cila transmetohet nga kontakti i ngushtë, me Republikën Demokratike të Kongos që përbën më shumë se 90 për qind të rasteve të raportuara.

Sipas OBSh-së, lija e majmunëve shkakton skuqje dhe simptoma të ngjashme me gripin.

Related posts

“Masat e Vuçiçit nuk kanë asnjë rëndësi për Kosovën”, Osmani: Qëllimi i Beogradit është destabilizimi

admin

Greqia e fundit në BE për lirinë e medias

admin

Shtëpia e Bardhë: Jemi fokusuar në përpjekjet tona për uljen e tensionit në Lindjen e Mesme

RTI