RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kroaci: Më 1 janar 2025 fillon shërbimi i detyrueshëm ushtarak

kroaci:-me-1-janar-2025-fillon-sherbimi-i-detyrueshem-ushtarak

Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë: Nga 1 janari 2025 fillon shërbimi i detyrueshëm ushtarak Në vitin 2008, Kroacia pezulloi përkohësisht shërbimin e detyrueshëm ushtarak dhe që atëherë ai ka shërbyer vetëm vullnetarisht. Megjithatë, pas agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe situatës gjithnjë e më serioze ushtarako-politike, Kroacia filloi të konsideronte rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Ministri Ivan Anushiq njoftoi të enjten se shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të fillojë më 1 janar të vitit të ardhshëm dhe do të zgjasë dy muaj.

“Ai do të zgjasë dy muaj, do të nisë më 1 janar 2025 dhe ne vazhdojmë të bëjmë gjithçka kemi komunikuar me publikun. Rritëm pagat e ushtarëve, nënoficerëve dhe oficerëve, të drejtat e tyre materiale jo vetëm nëpërmjet të ardhurave personale, por edhe përmes pagave ditore dhe gjithçkaje që ata kanë të drejtë”, tha Anushiq për RTL.

Në vitin 2008, Kroacia pezulloi përkohësisht shërbimin e detyrueshëm ushtarak dhe që atëherë ai ka shërbyer vetëm vullnetarisht. Megjithatë, pas agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe situatës gjithnjë e më serioze ushtarako-politike, Kroacia filloi të konsideronte rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Anushiq iu referua edhe spekulimeve për shkurtime të mundshme në ministrinë e tij për shkak të ribalancimit të buxhetit të shtetit, duke thënë se në bisedën me ministrin e Financave kanë konstatuar se nuk ka vend për kursime në modernizimin dhe pajisjen e Forcave të Armatosura.

“Po pajisim dhe modernizojmë Forcat e Armatosura, po i organizojmë ashtu siç pritet nga ne dhe ashtu siç kemi rënë dakord me aleatët e NATO-s dhe me kreu e NATO-s. Mendoj se do të kemi një imazh shumë më të mirë, më të fortë të Forcave të Armatosura se sa më parë. Ne biseduam me ministrin e Financave dhe arritëm në përfundimin se nuk ka vend për kursime në modernizimin dhe pajisjen e Forcave të Armatosura”, pohoi Anushiq.

Ai po ashtu ka theksuar se ky është qëndrim i Qeverisë dhe i politikës, sepse “rrethanat në të cilat ndodhemi nuk na lejojnë të kursejmë për këtë”.

Related posts

Danimarka zotohet ta ndihmojë Ukrainën me F-16

admin

Pas pushimit të Speciales, vazhdon gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë

rezart morina

VOA: Cila do të jetë politika për Lindjen e Mesme nëse Kamala Harris fiton zgjedhjet?

admin