RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 40.074 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në Ga’za

rritet-ne-40.074-numri-i-pa’lestinezeve-te-vr’are-nga-su’lmet-iz’raelite-ne-ga’za

Ushtria izraelite ka vrarë 69 palestinezë të tjerë në sulmet në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 40.074 që nga 7 tetori i vitit të kaluar, tha sot Ministria e Shëndetësisë në enklavë, transmeton Anadolu.

Ministria tha në një deklaratë se rreth 92.537 persona po ashtu janë plagosur në sulmet vdekjeprurëse që po vazhdojnë.

“Forcat izraelite vranë 69 persona dhe plagosën 136 të tjerë në pesë ‘masakra’ kundër familjeve në 48 orët e fundit”, tha ministria.

“Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata”, shtoi ajo.

Izraeli, duke shpërfillur një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim të menjëhershëm, ka vazhduar ofensivën e tij brutale të vazhdueshme në Gaza që nga sulmi i 7 tetorit të vitit të kaluar nga grupi i rezistencës palestineze, Hamas.

Më shumë se 10 muaj pas fillimit të sulmeve izraelite, pjesë të mëdha të Gazës qëndrojnë në gërmadha, krahas një bllokade gjymtuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila e ka urdhëruar atë të ndalojë menjëherë operacionin e tij ushtarak në qytetin jugor Rafah, ku më shumë se 1 milion palestinezë kishin kërkuar strehim nga lufta përpara se të pushtohej më 6 maj.

Related posts

Mendonte se do ta përjashtonin nga testamenti i nënës së tij, 59-vjeçari vret me armë zjarri katër familjarët dhe më pas veten

admin

Pakistan, rritet në 80 numri i viktimave nga shirat muson

rezart morina

Lista Serbe i ankohet shefit të ri të BE-së në Kosovës: Kurti do t’i dëbojë serbët, mungesa e Asociacionit, shkaku i të gjitha problemeve

RTI