RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Thirrja e fundit për ndihmë nga Mbrojtja Civile Pa’lestineze në Ga’za

thirrja-e-fundit-per-ndihme-nga-mbrojtja-civile-pa’lestineze-ne-ga’za

Mbrojtja Civile Palestineze në Gaza, e cila ka përsëritur thirrjen e saj drejtuar organizatave ndërkombëtare për të ofruar më shumë ndihma humanitare për ta:

82 reagues të mbrojtjes civile janë vrarë dhe 270 janë plagosur që nga 7 tetori. Kjo do të thotë se 40 përqind e ekuipazheve janë lënduar fizikisht, përveç të gjithë të afërmve ose shtëpive të humbura.

Shtabi i mbrojtjes civile u rrafshua plotësisht, ku u shkatërruan 12 automjete administrative, 11 zjarrfikëse, tetë autoambulanca, tre automjete të shpëtimit dhe ndërhyrjes së shpejtë dhe katër cisterna uji.

Ushtria izraelite pengoi rikthimin e 7,552 palestinezëve të plagosur në të gjithë Gazën.

Gati 85,000 eksplozivë u hodhën mbi Gaza – me 17 përqind të mbetura të pashpërthyera – duke çuar në shkatërrimin e 80 përqind të infrastrukturës totale urbane.

Mbi 90 fëmijë janë vrarë deri më tani pasi trajtuan eksplozivët që ishin vendosur brenda kanaçeve me ushqim.

Ekuipazhet e mbrojtjes civile nuk mundën të iu përgjigjen rreth 15,000 thirrjeve për shkak të mungesës të karburantit, 72,000 thirrjeve të ndihmës arritën të iu përgjigjën.

Related posts

Presidenti slloven arrin në Prishtinë, pritet nga presidentja Osmani

admin

Australia dhe Japonia nënshkruajnë marrëveshjen prej 7 miliardë dollarësh për anije luftarake

Irfan Jahiu

Blinkeni takohet me vendet arabe teksa SHBA-ja kritikohet për veton në OKB

Muhamet Ramadani