RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Nuk do t’i befasojmë aleatët, por hapjen e urës s’mund ta zvarrisim pafundësisht

kurti:-nuk-do-t’i-befasojme-aleatet,-por-hapjen-e-ures-s’mund-ta-zvarrisim-pafundesisht

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se janë duke i dëgjuar sugjerimet dhe vërejtjet e ndërkombëtarëve sa i përket çështjes së hapjes së urës së Ibrit.

I pyetur në një intervistë për Zërin e Amerikës nëse kjo do të thotë se mund të ketë shtyrje në kohë të hapjes së urës, Kurti tha se duan që urën ta hapin sa më parë, por se nuk do t’i befasojnë aleatët, por as nuk mund ta shtyjnë këtë çështje në pafundësi.

“Jemi duke i dëgjuar më vëmendje të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet, kurrë nuk ka pasur më shumë konsultime dhe koordinim dhe jam optimist se do ta kemi edhe sundimin e ligjit dhe lirinë lëvizjes në njërën anë dhe paqen sigurinë dhe qetësinë në anën tjetër. Jemi të interesuar që hapjen e urës ta bëjmë në bazë të planit të cilin e kemi ndarë së bashku me partnerët, miqtë, aleatët evropianë dhe amerikan. Kemi zhvilluar konsultime me komunitetit serb në veri të Kosovës dhe në jug edhe me shqiptarët dhe me dy komunat. Duam që këtë ta bëjmë sa më parë, por as nuk do t’i befasojmë partnerët, miqtë dhe aleatët tanë evropianë dhe amerikan, por as nuk mund të lejojmë që kjo çështje të zvarritet pafundësisht”, ka thënë Kurti, shkruan teve1.info.

Kryeministri Kurti tha se me hapjen e urës duan që të ketë lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave e studim të ligjit për të gjithë.

“Ajo çfarë duam të bëjmë është veç se lëvizje e lirë për të gjithë qytetarët mallrat dhe kapitalin në të dy anët e lumit Ibër, të ketë sundim të ligjit që nuk e përjashton askënd dhe kjo paraqet vet frymëmarrjen e shtetit demokratik”, u shpreh ai.

Kurti po qëndron në SHBA ku me ftesë të NDI do të pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike, e cila nis sot dhe zhvillohet në Çikago. /teve1

Related posts

Holanda thërret ambasadorin iranian për furnizim të supozuar të Rusisë me raketa balistike

RTI

Ministri i Jashtëm turk do të zhvillojë vizitë zyrtare në Shqipëri, Bullgari dhe Rumani

admin

Presidenti i Estonisë Alar Karis viziton Shqipërinë, në fokus bashkëpunimi ekonomik dhe qeverisja elektronike

admin