RTV AHIRETI
Lajme

Ky është personi që u vra në Shkup, pamje të rënda

ky-eshte-personi-qe-u-vra-ne-shkup,-pamje-te-renda

Personi i vrarë te parkingu në qendrën tregtare “Mavrovasja” në Shkup është Vasil Eftimov, menaxher i firmës Mitelmont, raportojnë mediat atje, transmeton Sinjali.

Ai mbeti i vdekur sot nga të shtënat me armë nga një person, i cili sipas dëshmitarëve, fillimisht ia hapi bagazhin e makinës, ku ia mori një pako, e pastaj shtiu mbi të.

Eftimov, ishte i shoqëruar nga një grua kur ndodhi rasti, derisa ambulanca pas disa minutave edhe e konstatoi vdekjen e tij.

Policia tashmë ka njoftuar se janë arrestuar dy persona në lidhje me rastin, derisa kanë treguar se edhe një person tjetër është në kërkim.

Nuk dihen shkaqet e kësaj vrasje ende.

The post Ky është personi që u vra në Shkup, pamje të rënda first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Kushtetuesja rrëzon Ligjin për Byronë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë

RTI

PE miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta serbe

admin

Kryeministri grek nis vizitën shtetërore në Indi

admin6