RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vazhdon edhe sot procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

vazhdon-edhe-sot-procesi-gjyqesor-ndaj-ish-krereve-te-uck-se

Edhe sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Pas përfundimit të dëshmisë dje nga Steven Russell, ZPS-ja ka thirrur dëshmitarin e rradhës i cili është është i mbrojtur Ë03871.

Sipas përmbledhjes së paraqitur në gjykatë nga ZPS-ja, ky dëshmitar i është bashkuar UÇK-së rreth marsit 1998, shërbeu në shumë vende duke ofruar trajnime për ushtarët e UÇK-së dhe vepronte si komandant.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, do të përfundojë sot për këtë javë dhe do të vazhdojë të hënën më 26 gusht.

Ndryshe, gjatë muajit gusht Gjykata Speciale pritet të mbajë shtatë seanca gjyqësore në rastin gjyqësor “Thaçi dhe të tjerët”

Related posts

“Izraeli po humbet mbështetje në mbarë botën”

rezart morina

Forcat izraelite arrestuan 60 palestinezë në Bregun Perëndimor

rezart morina

Hamasi pret që vendimi i GJND-së të ndalojë sulmet e Izraelit në Gaza

admin6