RTV AHIRETI
Lajme

Sekuestrohen mbi 6 kg heroinë e kokainë, në pranga dy persona

sekuestrohen-mbi-6-kg-heroine-e-kokaine,-ne-pranga-dy-persona

Policia e Kosovës, më 21.08.2024, pas pranimit të informacioneve për dy raste të ndryshme me narkotikë, si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe operative në terren, ka arrestuar dy persona të dyshuar si dhe ka sekuestruar substanca narkotike të llojit heroinë dhe kokainë.

Rasti i parë:

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë, në bashkëpunim me institucione vendore të sigurisë, me datën 21.08.2024, pas një pune intensive-hetimore në terren, ka ndërmarrë hapa operativë, me ç’rast ka identifikuar një person shtetas të Maqedonisë Veriore, i cili dyshohej se kishte në posedim të gatshëm për shitje një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit heroinë.

Të dyshuarit të lartcekur me veturë substancën e dyshuar narkotike ia kanë sjellë dy persona tjerë, të cilët janë larguar me veturë nga vendi i ngjarjes.

Rasti i dytë:

Me datën 21.08.2024, pas pranimit të disa informacioneve Policia e Kosovës në Ferizaj ka ndaluar për kontroll veturën me targa të huaja, ku gjatë kontrollit të veturës është gjetur një pako e cigareve, në brendi të së cilës ka qenë një qese najloni me substancë të dyshuar si e llojit kokainë. Nën dyshimet se mund të gjendet edhe ndonjë sasi tjetër e narkotikëve është kontrolluar një shtëpi banimi në Ferizaj, ku jeton i dyshuari, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

The post Sekuestrohen mbi 6 kg heroinë e kokainë, në pranga dy persona first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

BE-ja ndan 600 milionë euro për vendet e rrezikuara për t’u përballur me krizën ushqimore

admin

Mali i Zi në rrugë më të shpejtë të anëtarësimit në BE, Serbia mbetet mbrapa

RTI

OKB: Sulmet me raketa në Ukrainë vështirësojnë jetën e miliona njerëzve

admin