RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Spanjë, numri i lindjeve është ulur me 25 për qind në 10 vitet e fundit

spanje,-numri-i-lindjeve-eshte-ulur-me-25-per-qind-ne-10-vitet-e-fundit

Numri i lindjeve në Spanjë, ku rritja e popullsisë varet nga emigrantët, është ulur me 25 për qind në 10 vitet e fundit, transmeton Anadolu.

Sipas të dhënave të shpallura nga Instituti i Statistikave të Spanjës (INE), numri i foshnjave të lindura në Spanjë në 6 muajt e parë të vitit ishte 156.202, një rënie prej 25 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014.

Një tjetër element që bie në sy në statistika është rënia e numrit të lindjeve në të gjitha grupmoshat, përveç atyre mbi 40-vjeç.

Në 6-mujorin e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014, ka pasur një rritje prej 5.4 për qind të lindjeve për moshat 40-44 vjeç, 76.7 për qind për moshat 45-49-vjeç dhe 137 për qind për ata mbi 50-vjeç.

Theksohet se mosha e amësisë në Spanjë rritet çdo vit dhe se nënat e 40 për qind të fëmijëve të lindur në vitin 2023 do të jenë mbi 35-vjeç.

Ekspertët theksojnë se vonesa e moshës së grave për t’u bërë nënë është për shkak të faktorëve ekonomikë dhe socialë.

Sipas shifrave zyrtare në fund të vitit 2023 në Spanjë, popullsia e vendit ishte 48.592.909 banorë, një rritje prej 1.06 për qind krahasuar me një vit më parë dhe u raportua se 13.4 për qind e popullsisë përbëhej nga të huajt.

Emigrantët janë faktori kryesor në rritjen e popullsisë në vend.

Related posts

Inkursioni i Rusisë në verilindje të Ukrainës, shkarkohet komandanti i rajonit të Kharkiv

admin

Frikë për përshkallëzim në Lindjen e Mesme, ministri izraelit: Lufta me Hezbollahun mund të shmanget vetëm nëse…

admin

“Reporterët pa Kufij” paraqitën ankesën e tretë në GJNP për krimet izraelite të luftës kundër gazetarëve

admin6