RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Flamuri palestinez “parakalon” në Festivalin e Filmit në Sarajevë

flamuri-palestinez-“parakalon”-ne-festivalin-e-filmit-ne-sarajeve

Disa artistë kanë zgjedhur veshjen tradicionale palestineze ‘keffiyeh’ për të ecur në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Sarajevë, i cili këtë vit po mbahet për të 30-n herë në Bosnjë e Hercegovinë.

Artistët mbajtën gjithashtu flamurin e Palestinës në duar.

Në kuadër të Festivalit të Filmit që po vazhdon në Teatrin Kombëtar të Sarajevës disa persona mbështetën Palestinën dhe protestuan kundër sulmeve të Izraelit ndaj Palestinës.

Disa prej tyre mbajtën flamur palestinez, ndërsa disa të tjerë kishin zgjedhur veshje me ngjyrat e flamurit palestinez.

Artistët që ecën në tapetin e kuq për shfaqjen e filmave kishin veshur edhe veshjen tradicionale palestineze, ‘keffiyeh’.

Më shumë se 250 filma nga dhjetëra vende shfaqen këtë vit në këtë festival, i cili filloi të organizohet me qëllim që njerëzit të harrojnë dhimbjen e luftës që ndodhi në Bosnjë e Hercegovinë në vitet 1992-1995 dhe të bëjë kryeqytetin, Sarajevën, një nga qendrat ku diskutohet sërish për kulturën dhe artin.

Festivali do ti mbyllë dyert më 23 gusht.

Related posts

Refuzimet në masë nuk ulën kërkesat për azil të shqiptarëve në Europë në vitin 2022

Muhamet Ramadani

Qindra njerëz në rrugët e Marsejës në mbështetje të palestinezëve në Gaza

Muhamet Ramadani

Shpërthejnë protestat anti-COVID në Kinë pas zjarrit që la të vdekur 10 persona

admin