RTV AHIRETI
Lajme

Pas takimit me Kurtin, shefi i CIA-s përmbyll vizitën dyditore në Kosovë

pas-takimit-me-kurtin,-shefi-i-cia-s-permbyll-viziten-dyditore-ne-kosove

Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, përmbylli vizitën e tij dyditore në Kosovë, pas takimeve që zhvilloi në Prishtinë me krerët shtetërorë dhe udhëheqësin e inteligjencës kosovare.

Mëngjesin e 23 gushtit, për rreth një orë ai u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Pas këtij takimi, sipas ueb-faqes për gjurmimin e fluturimeve, Flightradar, avioni i ushtrisë amerikane, me të cilin po udhëton Burns, është larguar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari”.

Kryeministri Kurti gjatë kësaj jave ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku me ftesë të Institutit Kombëtar Demokratik, përcolli nga afër Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Ai ende nuk është deklaruar rreth takimit me zyrtarin më të lartë amerikan të inteligjencës.

Një ditë më herët, Burns u takua në Prishtinë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.

Presidentja Osmani, më 23 gusht, konfirmoi takimin me kreun e CIA-s, William Burns.

“Aleanca me Shtetet e Bashkuara, garanci për siguri, paqe e sukses”, shkroi ajo në Facebook.

Vizita e shefit të CIA-s në Kosovë pason vizitat që zyrtari kryesor i inteligjencës amerikane zhvilloi në Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi

The post Pas takimit me Kurtin, shefi i CIA-s përmbyll vizitën dyditore në Kosovë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Nga sot qytetarët do të paguajnë 17.7 euro për rikyçje në rrjet të KEDS-it

RTI

“Ratko Mlladiq hero i popullit” – grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

RTI

ATK realizon mbi 70 inspektime në restorante e diskoteka, gjoba mbi 200 mijë euro

admin