RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nga e hëna nisin gjobat për shoferët me patentë ilegal serbë

nga-e-hena-nisin-gjobat-per-shoferet-me-patente-ilegal-serbe

Mbi 6 mijë e 500 qytetarë kanë aplikuar për konvertim të patentë shoferëve, nga ilegalë serbë në sosh të Republikës së Kosovës.

Sipas zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, gjatë ditës së sotme janë bërë 184 kërkesa për konvertim.

Që nga fillimi i afatit, më 10 maj, e deri më sot, janë bërë gjithsej 6509 kërkesa.

Afati i fundit për aplikim ishte deri më 9 gusht, por që u zgjat deri sot në ora 16:00.

Nga e hëna është paralajmëruar që do të shqiptohen gjoba për të gjithë shoferët që posedojnë patentë shoferë ilegalë.

Elshani ka bërë të ditur se gjobat do të variojnë nga 500 deri në 1500 euro.

Konvertimi i patentë shoferëve në numër u bë si në vijim: 2018 aplikues në Leposaviq, 1576 aplikues në Mitrovicë Veriore, 961 aplikues në Zubin Potok, 1177 aplikues në Zveçan, 53 aplikues në Gjilan, 9 aplikues në Dragash, 21 aplikues në Istog, 9 aplikues në Fushë Kosovë, 105 aplikues në Kamenicë, 88 aplikues në Mitrovicë, 15 aplikues në Lipjan, 18 aplikues në Novoberdë, 32 aplikues në Obiliq, 12 aplikues në Rahovec, 39 aplikues në Pejë, 11 aplikues në Prishtinë, 29 aplikues në Prizren, 6 aplikues në Skënderaj, 74 aplikues në Shtërpcë, 9 aplikues në Viti, 19 aplikues në Vushtrri, 223 aplikues në Graçanicë, si dhe nga një aplikues në Deçan, Gjakovë, Kaçanik, Podujevë e Shtime.

Related posts

Gjermani, varfëria arrin nivelin më të lartë që nga viti 1990

admin

Zyrtarë amerikanë pritet të shkojnë në Kinë për takime mbi ekonominë

admin

Refugjatët shqiptarë do të deportohen disa ditë pas mbërritjes për të ndaluar “abuzimin me sistemin”, thotë qeveria e Londrës (fotot)

admin