RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në mbi 40.300 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në Ga’za

rritet-ne-mbi-40.300-numri-i-pa’lestinezeve-te-vr’are-nga-su’lmet-iz’raelite-ne-ga’za

Ushtria izraelite ka vrarë 69 palestinezë të tjerë në sulmet në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin total të të vdekurve në 40.334 që nga tetori i vitit të kaluar, tha sot Ministria e Shëndetësisë në enklavë, transmeton Anadolu.

Ministria tha në një deklaratë se 93.356 palestinezë janë plagosur po ashtu si rezultat i bombardimeve të gjera në Gaza që nga 7 tetori 2023.

“Forcat izraelite vranë 69 persona dhe plagosën 212 të tjerë në pesë ‘masakra’ kundër familjeve në 48 orët e fundit”, tha ministria.

“Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata”, shtoi ajo.

Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij në Gaza pas një sulmi të grupit të rezistencës palestineze Hamas më 7 tetor 2023, pavarësisht nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm.

Bllokada e vazhdueshme e Gazës ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli përballet me akuza për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), e cila ka urdhëruar ndalimin e operacioneve ushtarake në qytetin jugor Rafah, ku mbi një milion palestinezë kishin kërkuar strehim përpara se zona të pushtohej më 6 maj.

Related posts

Biden i zhgënjyer lidhur me projektin e portit të përkohshëm në Ga’za

admin

Vendosja e raketave amerikane në Gjermani, Rusia nuk përjashton të kërcënojë me dislokimin e armëve bërthamore

admin

Greqi, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në qytetin Volos pas ngordhjes së peshqve

admin