RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rrethi para Urës së Ibrit po bëhet fontanë

rrethi-para-ures-se-ibrit-po-behet-fontane

Punimet afër urës kryesore të Ibrit janë duke vazhduar për ditë me radhë.

Rrethi jugor para Urës së Ibrit është duke u punuar e zbukuruar në një fontanë.

Më 13 gusht të këtij viti, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, e ka publikuar raportin mbi gjendjen fizike të Urës së Ibrit, për të cilën tha se është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale.

Sipas Durmishit, raporti konkludon qartë se struktura e urës mbi Lumin Ibër është stabile dhe funksionale dhe si e tillë, sipas tij, mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë.

“Sapo kemi pranuar raportin nga testimi i kapacitetit të mbajtjes së strukturës së urës ekzistuese mbi lumin Ibër. Raporti konkludon qartë se struktura e urës mbi lumin Ibër është stabile dhe funksionale dhe si e tillë mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë”.

“Raporti që kemi pranuar sot është preliminar dhe pas të cilit do të presim edhe atë final për të pasur edhe rezultatet përfundimtare mbi funksionalitetin e urës së Ibrit sa i përket aspektit teknik”, shkroi Durmishi.

Related posts

Përleshje mes policisë dhe demonstruesve në Tel Aviv

RTI

Joe Biden rezulton pozitiv me Covid-19, Presidenti amerikan anulon konferencën në Las Vegas

admin

Më 4 mars do të inaugurohet Baza Ajrore Taktike e NATO-s në Kuçovë

rezart morina