RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

vazhdon-procesi-gjyqesor-ndaj-ish-krereve-te-uck-se

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në Hagë, sot, pritet të vazhdojë dëshminë dëshmitari i radhës i Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Ky dëshmitar është planifikuar të dëshmojë publikisht. Më 21 gusht ka përfunduar dëshminë dëshmitarit i ZPS-së me shifrën W03871.

Sipas kalendarit të Dhomave të Specializuara, gjykimi “Thaçi dhe të tjerët” do të vijojë nga e hëna në të enjte. Javën që shkoi u mbajtën tri seanca gjyqësore, pas rikthimit të trupit gjykues nga pushimi. Kurse në shtator pritet të mbahen 13 seanca, raporton RTKlive.

Kujtojmë se administratorja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, javën që shkoi, ka marrë vendim për emërimin e Rodney Dixon si avokat i ri mbrojtës i Kadri Veselit. Emërimi i Dixon vjen pasi që Veseli dhe avokati Ben Emmerson kanë ndërprerë në mënyrë të parevokueshme marrëdhënien e tyre klient-avokat.

Ndryshe, rasti gjyqësor “Hashim Thaçi dhe të tjerët”, filloi më 3 prill 2023 me deklaratat hyrëse të Prokurorit të Specializuar dhe të përfaqësuesit të viktimave, ndjekur nga ekipet e mbrojtjes më 4 dhe 5 prill 2023.

Kujtojmë se Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Related posts

Rusia lëshon urdhërarrest për tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës

admin

GjND: Izraeli duhet të marrë masat e nevojshme që të mos kryhen aktet e ndaluara në Konventën e Gjenocidit

rezart morina

Nuk e respektoi masën mbrojtëse nga policia, shoferit i konfiskohet vetura dhe gjobitet me 500 euro

RTI