RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Iz’raeli: SHBA-ja dërgoi më shumë se 50 mijë tonë pajisje ush’tarake për su’lmet në Ga’za

iz’raeli:-shba-ja-dergoi-me-shume-se-50-mije-tone-pajisje-ush’tarake-per-su’lmet-ne-ga’za

Ministria izraelite e Mbrojtjes njoftoi se SHBA-ja u ka siguruar më shumë se 50 mijë tonë pajisje ushtarake prej kur filluan sulmet në Rripin e Gazës më 7 tetor 2023, transmeton Anadolu.

Sipas njoftimit të ministrisë në kuadër të bashkëpunimit midis SHBA-së dhe Izraelit, pajisjet ushtarake që kanë ardhur deri më tani në Izrael kanë mbërritur me anë të 500 avionëve ushtarakë ndërsa 107 prej tyre me dërgesa detare.

Më shumë se 50 mijë tonë pajisje ushtarake i janë dorëzuar Izraelit deri më tani me këto avionë ushtarake dhe dërgesa detare.

Mbështetja ushtarake e dërguar përfshin automjete të blinduara, municione ushtarake si dhe pajisje mbrojtëse personale dhe pajisje mjekësore.

Related posts

Ky është polici i cili mbeti i vrarë në veri

admin

Kurti pret sot emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor

rezart morina

Lajme Kronika e Zezë Dyshohet për abort të paligjshëm në QKUK – arrestohen dy persona

RTI