RTV AHIRETI
Lajme

Jasharaj Sveçlës: Mos i vizito shkollat si i vizitove minatorët, do të kthehesh me kokën ulur

jasharaj-svecles:-mos-i-vizito-shkollat-si-i-vizitove-minatoret,-do-te-kthehesh-me-koken-ulur

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla mund t’i vizitojë edhe shkollat, pas vizitës që ua bëri minatorëve në “Trepçë”, me qëllim që, sipas tij, “të mundohet t’i frikësojë mësimdhënësit”.

Në një letër dërguar mediave, Jasharaj ka thënë se Sveçla mund t’i vizitojë shkollat në shtator, por jo për të mbjellë frikë, pasi “do të kthehesh i turpëruar e me kokën ulur”.

“Ky Sveçla, i trimëruar nga do poza në Ujman e tek ura, pasi ishte i mbrojtur nga djelmoshat e shkëlqyer e atdhetar si pjesëtarë të policisë sonë, nuk është e habitshme nëse më 2 shtator e merr me veti Nagavcin e dalin nëpër shkolla e duke u takuar me mësimdhënës do të trimërohen nga pritja e tyre dhe do të mundohen t’i frikësojnë e të kërkojnë nga ata se kush është ai që po guxon të kritikojë qeverinë ‘Kurti’, kush është ai që guxon të kërkojë realizimin e të drejtave e kërkesave legjitime dhe se kush është ai që po guxon të kritikojë MASHTI-n dhe Qeverinë për mosngritjen e pagave, për ndryshimet në dëm të punëtorëve të arsimit në Ligjin për skemat pensionale dhe për mohimet që u bëhen në të drejtat e fituara. Sveçla e Nagavci mund të vizitojnë shkollat, sikur bëri ky Sveçla me një ministre tjetër të minatorët, por le të mendojnë mirë para kësaj sepse na kishin ‘vizituar’ në vitet ’90 alamet hyqymeti duke treguar armë, pendreka e muskuj, por nuk na kishin frikësuar. Ne vazhduam ta mbrojmë arsimin shqip në përballje me gjithë ato kërcënime e dhunë. Ministër Sveçla, ashtu si i vizitove minatorët me fjalim të zëshëm e me tendencë për të mbjellë frikë, mos u nis nëpër shkolla se do të kthehesh i turpëruar e me kokën ulur”, tha Jasharaj të hënën.

Kreu i SBASHK-ut e ka akuzuar ministrin e Punëve të Brendshme se takimin me minatorët në javën e kaluar e ka zhvilluar me qëllim që t’i frikësojë për të mos kërkuar paga.

Takimin e Sveçlës me minatorët e kanë kritikuar partitë opozitare, duke e cilësuar arrogancë të pushtetit.

The post Jasharaj Sveçlës: Mos i vizito shkollat si i vizitove minatorët, do të kthehesh me kokën ulur first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Opozita në Shqipëri në protestë, kërkohet dorëheqja e Ramës

rezart morina

U aksidentua me motoçikletë, vdes një person në Rahovec

admin

Inkursioni në Kursk/ Bjellorusia merr masa? Vendos trupa përgjatë kufirit me Ukrainën

admin