RTV AHIRETI
Shëndetësi

A duhet ngrënë qepa në darkë?

a-duhet-ngrene-qepa-ne-darke?

Konsumi i rregullt i qepës ndihmon në mbajtjen nën kontroll të diabetit, azmës dhe tensionit të lartë të gjakut.

Për më tepër, qepa është një aleat i organizmit në parandalimin e radikaleve të lira që dëmtojnë qelizat.

Qepa përdoret gjithnjë e më shumë në kura popullore që janë alternativë e mjekësisë tradicionale.

Në mesin e dashamirësve të kurave popullore, qepa konsiderohet si një ushqim mrekullibërës.

Megjithatë, përpara se ta mbushni pjatën plot e për plot me qepë, mësoni për efektet anësore të konsumit të qepëve, sidomos nëse i hani ato në mbrëmje.

Përse Nuk Duhet Ngrënë Qepa Në Mbrëmje?
Aroma e qepës nuk i pëlqen askujt, por kjo nuk është një arsye e fortë për të mos ngrënë qepë.

Arsyeja e parë përse nuk duhet të hani qepë në mbrëmje është se ajo përmban fruktozë dhe prodhon gazra.

Në këtë mënyrë ajo ju prish gjumin, ndërkohë që ky i fundit është shumë i rëndësishëm për rimëkëmbien e organizmit.

Arsyeja e dytë, sipas të dhënave, është se qepa shkakton urth, dhe ky efekt anësor është më i dukshëm në mbrëmje.

Ky efekt i qepës shkakton lëvizjen e mbetjeve ushqimore dhe aciditetit në ezofag dhe ndjenja e urthit është shumë më e fuqishme dhe zgjat për shumë kohë në mbrëmje.

Si qepa, ashtu edhe hudhra janë të vështira për t’u tretur në mbrëmje, sidomos përpara se të bini në gjumë.

Kur Është Koha Më E Mirë Për Të Ngrënë Qepë?
Qepa është një perime speciale por përfitimet më të mëdha merren duke e ngrënë në drekë kur metabolizmi është vënë në punë.

Nëse shqetësoheni për aromën, kafja është shumë e mirë për heqjen e aromës së qepës.

Qepët janë acidike dhe dobësojnë enamelin e dhëmbëve. Prisni së paku gjysëm ore pas ngrënies së qepës për të larë dhëmbët.

Nëse ju lani dhëmbët menjëherë sapo keni ngrënë qepë do të dëmtoni më tej dhëmbët tuaj.

Related posts

Pagjumësia rrezikon shëndetin e zemrës

admin

Sëmundja e Hashimotos, si ndihmon mënyra e të ushqyerit dhe stili i jetesës

admin

Një studim i ri zbuloi të dhëna shqetësuese për njerëzit që pinë shpesh antibiotikë

admin