RTV AHIRETI
Shëndetësi

A keni provuar mish rose me portokall? Me këtë specialitet tavolina juaj do të duket e mrekullueshme!

a-keni-provuar-mish-rose-me-portokall?-me-kete-specialitet-tavolina-juaj-do-te-duket-e-mrekullueshme!

Ky specialitet përfundimisht do të bëhet një ndër specialitetet tuaja më të dashura

Mishi i shijshëm i rosës i kombinuar me aroma të ëmbla të mjaltit dhe portokallit më së miri do të shkojnë me pataten e pjekur, por mundet edhe me makarona, hikërr apo pure.

Përbërësit:

– 1 rosë,
– 80 gr. mjaltë,
– 3 lugë të vogla uthull vere;
– 3 lugë të vogla vaj ulliri apo vaj luledielli;
– 2 lugë të vogla yndyrë;
– 1 portokall;
– 50 ml ujë,
– kripë.

Përgatitja:

Rosën e pastruar rrotullojeni në kripë edhe nga jashtë edhe nga brenda.

Në tepsi përzieni mjaltin, uthullën dhe vajin dhe me të lyeni rosën nga të gjitha anët.

Mund të vendosni në të gjysmë portokalli.

Pastaj vëreni rosën në kallëp të vajosur, qitni ujë të valuar në fund dhe piqeni në furrë në 190 gradë Celsius.

Gjatë pjekjes herë pas here lyeni rosën me përzierjen e mbetur të mjaltit dhe qitni ujë të nxehtë.

Pas një ore radhisni pranë rosës feta portokalli dhe piqeni edhe një orë.

Le të qëndrojë pak para se ta pritni në copë të vogla.

Related posts

Uji, më i rekomandueshmi për mposhtjen e temperaturave të larta

rezart morina

Përveç ujit, gjatë verës janë të rëndësishme për hidratimin edhe këto fruta

RTI

Përfitimet e panjohura të çokollatës/ Vlerat për tensionin dhe trurin

admin