RTV AHIRETI
Pytje & Përgjigje

A mund të kërkojë divorc nëse burri i saj merr një grua të dytë?

a-mund-te-kerkoje-divorc-nese-burri-i-saj-merr-nje-grua-te-dyte?

Pyetja:

A mund ta divorcoj (talak) burrin tim, sepse ai po përpiqet të marrë një grua të dytë, por ai nuk mund të kujdeset as për mua dhe fëmijët tanë?

***

Përgjigjjet:

Falënderimi i takon Allahut.

Së pari:

Gruaja nuk ka fuqi të shkurorëzojë (talaak) burrin e saj; por shkurorëzimi është në dorën e burrit, sepse Profeti ﷺ ka thënë: “…por shkurorëzimi është në dorën e atij (burrit) që e ka martuar gruan.” [1]

Komisioni i Përhershëm u pyet: “Nëse gruaja e shkurorëzon (talak) burrin e saj, a duhet të bëjë shlyerje dhe cili është ai shlyerje?”

Ata u përgjigjën: “Nëse gruaja e shkurorëzon burrin e saj, kjo nuk llogaritet si e tillë dhe ajo nuk ka nevojë të bëjë shlyerje, por ajo duhet t’i kërkojë Allahut falje dhe të pendohet tek Ai, sepse shkurorëzimi i saj ndaj burrit të saj është në kundërshtim me ligjin. Dëshmia sheriatike, e cila tregon se shkurorëzimi është në dorën e burrit ose të kujtdo që vepron në emër të tij sipas sheriatit.” [2]

Së dyti:

Burri nuk është i detyruar të kërkojë lejen ose miratimin e gruas së tij nëse dëshiron të marrë një grua të dytë, por pjesë e trajtimit të mirë është ta ngushëllojë atë duke marrë masa për të reduktuar shqetësimin që ndiejnë natyrshëm gratë në situata të tilla.

Këshilla jonë për gruan, burri i së cilës merr një grua të dytë është të jetë e duruar, të kërkojë shpërblimin tek Allahu dhe të pranojë atë që Allahu ka caktuar për të. Askush nuk e di se ku qëndron mirësia. Allahu i Lartësuar thotë: “Por mund ta urreni një gjë, ndërkohë që ajo është e mirë për ju e mund ta doni një gjë, ndërkohë që ajo është e dëmshme për ju. Allahu di, kurse ju nuk dini.” (Bekare: 216)

Por nëse ndodh që një grua nuk mund ta durojë këtë dhe frikën se nuk do të mund t’i përmbushë të drejtat e burrit mbi të nëse ai merr një grua të dytë, atëherë ajo mund të kërkojë khula dhe t’ia kthejë mehrin burrit për shkak të transmetimit të Ibën Abasit (Allahu qoftë i kënaqur me të), sipas të cilit gruaja e Thabit ibn Kajsit erdhi tek Profeti ﷺ: “O i Dërguari i Allahut! Nuk e fajësoj Thabitin përmangësi të karakterit apo të besimit të tij, por mua, duke qenë muslimane, nuk më pëlqen të sillem nëmënyrë jo-islame (nëse unë rri me të).” Për këtë, i Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “A ia kthen kopshtin që të ka dhënë ai ty si dhuratë martese?” Ajo i tha: “Po.” Pastaj Pejgamberi ﷺ i tha Thabitit: “O Thabit! Pranoje kopshtin tënd dhe ndaje atë një herë!”  [3]

Ibn Haxheri (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Fjalët “por mua, duke qenë muslimane, nuk më pëlqen të sillem nëmënyrë jo-islame” do të thotë: Nëse qëndroj me të, do të urreja të bie në çdo gjë që përbën kufër. Është sikur ajo po tregonte se mospëlqimi i saj i fortë ndaj tij mund ta shtynte atë të shfaqte kufrin në të jashtmen në mënyrë që martesa e saj me të të anulohej. Ajo e dinte se kjo ishte haram, por kishte frikë se urrejtja e fortë mund ta shtynte atë ta bënte këtë. Ose mund të ndodhë që ajo me kufër nënkuptonte mosmirënjohje ndaj burrit të saj, që i referohet dështimit të gruas në përmbushjen e të drejtave të burrit.” [4]

Por nëse burri nuk është në gjendje të mirë dhe nuk ka mundësi të shpenzojë për mirëmbajtjen e gruas së tij dhe të bëjë atë që është i detyruar të bëjë për t’u kujdesur për të, atëherë ajo mund t’ia referojë çështjen gjykatësit islam (kadis) dhe të kërkojë anulimin e martesë.

Dhe Allahu e di më së miri.

islamqa.info

—————

[1] I klasifikuar si hasen nga Albani në Sahih Ibn Maxheh.
[2] Fetaua el-Lejneh ed-Daimah (vëll. 1 – 20/11)
[3] Buhariu (5276)
[4] Fet’hul-Bari (9/399)

Related posts

Mirësitë e shoqërimit me Kuranin fisnik

admin

A lejohet shitja e gjësendeve që janë imitim (fallco) i firmave të njohura të prodhimit?

admin

A lejohet mbajtja e kukullave dhe lojërave kompjuterike në të cilat lojtari vesh kukulla?

admin