Qoftë të jeni në punë, në shtëpi apo në palestër, ndjenja e dhembjes së kokës mund t’ju shpërqendrojë aq shumë dhe t’ju pengojë dhe kryerja e aktiviteteve të përditshme të bëhet mision i pamundur
Dhembja e kokës mund të shfaqet në cilëndo pjesë të kokës, si në pjesën frontale ashtu edhe anash.
Migrena është shumë më e rrezikshme dhe vështirë shërohet dhe shkakton probleme me të parët, krupë, çrregullim ndjeshmërie dhe marramendje.
Duhet qenë i kujdesshëm edhe me përdorimin e ilaçeve, sepse disa nga to mund të kenë si veprim të padëshirueshëm migrenën dhe dhembjen e kokës.
Çdo ditë fusim shumë kafeinë në organizmin tonë dhe nuk jemi të vetëdijshëm që ajo është një ndër shkaktarët kryesorë të dhembjes së kokës.
Hulumtimet kanë treguar që nëse njerëzit nuk e marrin me rregull dozën e kafeinës në të cilën janë mësuar mund të kenë dhembje koke, por edhe dhembje të muskujve, krupë, ndryshim të humorit dhe shpërqendrim.
Këto simptoma ndodhin për shkak të konsumimit për një kohë të gjatë të sasisë së madhe të kafeinës me të cilën organizmi ynë shpejt dhe lehtë mësohet.
Dhembja shfaqet 12 deri 24 orë pasi që të kemi futur për herë të fundit kafeinë në organizmin tonë, ndërsa më e keqja është dy ditë pas pirjes së kafesë së fundit dhe mund të zgjasë 7 deri në 9 ditë.
Ata të cilët pinë më shumë se dy kafe në ditë mund t’i ndiejnë simptomat më të këqija.
Këto simptoma zhduken 30 deri në 60 minuta pasi që të kompensoni kafeinën e cila ju mungon, mirëpo kjo nuk është fare e shëndetshme.
Në rast të migrenës serioze dhe dyshimit në këtë sëmundje, mjeku do të vendosë se cilin ilaç do ta përdorni, andaj nuk rekomandohet të pini medikamente kokë më vete.
Rekomandohet që, para se të merrni ilaçe, të provoni ta eliminoni dhembjen me meditim dhe me pushim, me kompresa të ftohta, me racione të rregullta, dush të ngrohtë dhe me shmangie të situatave stresuese dhe përdorim të tepërt të kafes.